*Sekuestrohen 17 metër sterë dhe 4 metra kub dru.

Policia e Durrësit vijon zbatimin e masave në kuadër të Plan-Operacionit “Roja i Gjelbër”, procedohen penalisht 8 shtetas, 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz,  në zbatim të Plan-Operacionit “Roja i Gjelbër”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes së paligshme të pyjeve kanë filluar procedimin penal në ngarkim të 8 shtetasve, ku 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Ka filluar procedimi penal për shtetasit:

•S.D. 55 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;

•R.S. 52 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;

•E.C. 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor;

•A.C. 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

•Z.B. 25 vjeç, banues në Ishëm;

•G.B. 32 vjeç, banues në Ishëm.

Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rrotull, Ishëm është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve nga dy shtetasit e shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 17 metra sterë dru.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

• “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve S.D. R.S. E.C dhe A.C. parashikuar në nenin 248  të Kodit Penal.

• “Prerja e paligjshme e pyjeve” në ngarkim të shtetasve Z.B. dhe G.B. parashikuar në nenin 205  të Kodit Penal.

Gjithashtu ka filuar procedimi penal në ngarkim të shtetasve:

•Gj.Ç.  76 vjeç, banues në Manëz;

•B.Sh. 42 vjeç, banues në Hamallaj.

Më datë 03.10.2017, shtetasit Gj.Ç dhe B.Sh,  në fshatin Armathë, Manëz, Durrës janë kapur në flagrancë pasi kishin prerë nga 2 metër kub dru zjarri secili në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar në nenin 205  të Kodit Penal.