Sot kanë nisur homazhet te pallati kulturës në Durrës për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Qindra njerëz janë bashkuar pranë familjarëve të prekur nga tragjedia e mëngjesit të së martës.

Me lule në duar, qytetarët kanë shprehur ngushëllimët e tyre për të afërmit e personave që u ndanë nga jeta si pasojë e lëkundjes 6.3 ballë në Durrës e Thumanë.