Vinte nga Serbia, AKU bllokon 4.032 tonë marmaladë

17/01/2020 - 14:30

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 4.032 tonë marmaladë në Pikë Kufitare të Hanit të Hotit.

Nga kontrollet e kryera prej  Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit u konstatua një sasi prej 4.032 ton produkt ushqimor “Marmaladë”(e ambalazhuar në kova plastike 14 kg), e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, pasi në momentin e hyrjes në vendin tonë ” i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi Disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum human.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

AKU shprehet e gatshme për të mos lejuar asnjë praktikë në dëm të konsumatorëve duke nxitur zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave parandaluese; dhe se siguria ushqimore është prioritet i punës dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas në Itali.

Dhoma e Tregtisë Lezhë ka reaguar pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë, të kryetarit Pashk Palokaj.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me korona

Edhe gjatë paradites së sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët.

Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe sot (e martë), e si pasojë priten anulime apo vonesa të flutu

Shkolla “Udha e Shkronjave” ka anuluar vendimin e saj për pezullimin e mësimit pasi Ministria e Arsimit njoftoi se do t’i hiqte licencën.

OSHEE Durrës njofton se në kuadër të investimeve që do të kryhen në rrjetin 110KW Rrashbull-Sallmone (Sukth) do të ndërpritet energjia el

Prokuroria e Posaçme ka vendosur t’i heqë masën e sekuestros së banesës 1 katëshe të Aldo Manishtës nga Shkodra i shpallur në kërkim në l

Kandidatë të shumtë, rreth 60,  do t’i nënshtrohen mesditën e së martës intervistës së strukturuar me gojë në ambientet e Këshillit Bashk

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot pasdite sërish Task-Forcën e ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve shë