110 policë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë marrin në dorëzim sigurinë e Durrësit në natën e ndërrimit të viteve.

Fundviti ka ardhur më plan të veçantë e të detajuar masash për të garantuar siguri e qetësi për të gjithë qytetarët e Durrësit.

Policia e rendit ka shtuar forcat në rrugë e në ambientet publike. Bajram Mara, nëndrejtori i policisë së Durrësit, tha se policia ka dalë në rrugë për të ruajtur qetësinë publike për festat. Në terren kanë dalë patrullat e policisë, në sheshe, tregje dhe në objektet e rëndësisë së veçantë. 

110 forca policie në të gjithë qarkun e Durrësit do të angazhohen për ruajtjen e sigurisë në qytet në natën e ndërrimit të viteve. Këto shërbime do të mbështeten nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

“Si problem konsiderohet përdorimi i alkoolit, nga qytetarët. Edhe institucionet e tjera janë vënë në gatishmëri të plotë dhe në bashkëpunim të nguste me ta, synohet që të arrihen objektivat”, tha Mara.

Ndjekim deklaratën:

K.H.