Viza false drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë,192 vite burg për 35 persona

25/10/2020 - 19:07

Një grup prej 35 personash është dënuar me 192 vite burg në total nga Gjykata për Korrupsionin dhe  Krimin e Organizuar. Ata u arrestuan në vitin 2018 në operacionin “One if by Land” dhe u shpallën fajtorë për trafikimin e rreth 1 mijë personave drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.

Hetimet e kryera nga SPAK dhe autoritetet amerikane dhe ato kanadeze zbuluan se kontrabandimi i personave bëhej nga 7 grupe kriminale të vendosura në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada.

Trafikantët shfrytëzonin disa agjenci turistike në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër për prerjen e biletave fillimisht drejt vendeve të Bashkimit Europian. Më pas qytetarët e interesuar për të emigruar në Amerikë, Kanada dhe Angli pajiseshin me dokumente të falsifikuara së bashku me një biletë të re për të udhëtuar drejt këtyre vendeve.

Tarifa për ata që kërkonin të udhëtonin drejt SHBA dhe Kanadasë ishte 25-30 mijë euro dhe 10 mijë paund për ata drejt Anglisë.

Përveç 35 personave të dënuar, më 17 mars 2018 u arrestuan dhe katër punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre pasi nuk kishin kryer regjistrimin e personave të kontrabanduar në pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Qafë Thanë. Gjithashtu 12 të tjerë si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u shpallën në kërkim.

Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë me 8 vite burg Ardian Corrin dhe Alfred Kalajn. Me 7 vite e 4 muaj burg u dënua Kolë Vushaj ndërsa me 7 vite burg u dënuan Luan Qyrku dhe Zaim Hysenbelliu. Gjykata vendosi 6 vite e 8 muaj burg për Sokol Dulin, 6 vite e 4 muaj burg për Ardian Gurakuqin dhe 6 vite burg për Eno Mucollarin, Arben Kajaçin, Bedri Bendajn, Mhill Zefin, Artur Karajn dhe Mensur Selamin.

Fuat Zaimi, Nik Bushi, Fatos Muja dhe Kreshnik Muja u dënuan me 5 vite e 8 muaj burg. Ndërsa Genci Osmanaj, Tanush Prenga, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, Blerim Brahimi, Luigj Shtinja dhe Kristian Zallinaj u lanë në burg për 5 vite e 4 muaj.

Dënimin më të lehtë me 4 vite burg e morën Oltjan Serani, Liri Muçollari, Nikolin Priska, Ylber Rama, Haki Tarja, Erenik Avdylli, Emiljan Sinjari, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Esat Cakoni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të c

Infektohet nga koronavirusi kryetari i bashkisë së Belshi, Arif Tafani.

Që nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, e vetmja pika kal

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale pasi kryepeshkopi Anastas Janullatos u shërua nga k

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka folur në rubrikën "Opinion" në News24 për çështjen e transportimit të të sëm

Luljeta Kopliku, bashkëshortja e inxhinierit elektronik, Bashkim Kopliku ka folur për mediat duke zbuluar më shumë detaje për humbjen e m

Kandidatja për në  Gjykatën Kushtetuese Zhaklina Peto, qe u rikthye ne gare me vendim gjyqësor ka kallëzuar në SPAK nënkryetaren e KED Vi

Dogana greke do të ngrihet në grevë nesër, e si rrjedhojë do të ndërpritet puna në Kakavijë