Viza pune për në Gjermani?! Ambasada ndryshon procedurat

14/01/2018 - 10:05

   Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë disa ndryshime në procedurat për aplikim, për vizë punë në këtë shtet. Kështu, në një njoftim në faqen zyrtare të ambasadës thuhet se ka ndryshuar procedura për vizën e punës për Gjermani.

Ndaj, duke nisur nga 1 nëntori ka filluar të bëhet një dallim mes punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2 dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.).

“Nga tani bëhet një dallim ndërmjet punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2 (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor) dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.) Ju lutemi sigurohuni që të zgjidhni kategorinë e duhur. Për fat të keq, nëse e keni parashtruar kërkesën në kategorinë e gabuar, ne duhet të refuzojmë hyrjen në zyrën e vizave. Deri më tani është rekomanduar që për parashtrim të kërkesës për vizë për fillim të punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2, të kërkoni paraprakisht lejen e punës në Agjencinë Federale të Punës. Parapëlqimet e lëshuara prej autoriteteve gjermane deri më 1 nëntor 2017 mbeten të vlefshme, por ato nuk trajtohen me prioritet gjatë caktimit të takimeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën kodrinore në fshatin Kuraten, në zonën e Ishmit.

Eliza është 6 vjeç. Deti e mahnit, po rrallë e sheh. Vjen shpesh në qytet, për të shoqëruar të ëmën nëpër seanca gjyqësore.

Ashtu si shumë qytetarë të Durrësit që ndeshen çdo ditë me pamjen e shëmtuar që ka lënë pas ndërprerja e punimeve në sheshin “Veliera”, m

Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij Shpresa, kanë rrëfyer sot, për emisionin “Kjo javë” në TV “News 24”, se si e mësuan arrestimin e djal

Anijet e flotës së peshkimit në Durrës po mbyten një e pas një, dhe armatorët durrsakë prej vitesh i janë druajtur këtij problemi.

Franco Frattini, ish ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, e kishte vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2013.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar homologun e tij në Maqedoni për votimin e ndryshimin të emrit, një ditë më parë në parlament. 

Mbrëmjen e kaluar, persona ende të paidentifikuar, kanë hedhur dhe djegur mbeturina në zonën e Shkozetit, pranë kolegjit privat.

Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së sotme parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta të cilat mbeten dominante deri në mesdi

Edhe përgjatë fundjavës moti do të vijojë të jetë i ngrohtë në vendin tonë.