Vjedhje banesash, automjeti dhe portofoli janë denoncuar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Durrësit.

Një banesë është vjedhur në Rrushkull, një tjetër në lagjen nr. 14, ku pronarja e kësaj të fundit pretendon se e njeh autorin dhe e ka denoncuar në polici; si dhe një automjet tip “Benz” në lagjen nr.17/1.

Gjithashtu një 41-vjeçare akuzon një 33-vjeçar se i ka vjedhur portofolin, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen nr.12.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjeve dhe kapjen e autorëve.

RASTET E VJEDHJEVE:

  • Më datë 11.09.2018, në fshatin Rrushkull, është vjedhur banesa në pronësi të shtetases V.T., vjeçe 64, banuese në Durrës. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
  • Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin  G.K., vjeç 33, banues në Durrës, pasi shtetësia V.B., vjeçe 41, banuese në Durrës, kallëzon se në lagjen nr.12, i ka vjedhur portofolin. Neni 134 i Kodit Penal.
  • Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.N., vjeç 29, banues Durrës, pasi shtetasja M.Y., vjeçe 42, banuese në Durrës, kallëzon se më datë 11.09.2018, ky shtetas, në lagjen 14, i ka vjedhur në banesë. Neni 134 i Kodit Penal.
  • Më datë 12.09.2018, shtetasi K.G., vjeç 61, banues në Durrës, kallëzon se në lagjen nr.17/1, i kanë vjedhur automjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.