Që nesër pritet të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu e bore pasi territori i vendit preket nga i ftohti siberian që deri të premten e javës tjetër pritet të mbërthejë gjithë Europën.

Ngricat do kaplojnë gjithë territorin me përqendrim më të lartë në zonat veriore dhe veri-lindore, por nuk përjashtohen as zonat e ulëta, siç bën me dije Meteoalb.

E pyetur nga ndjekësit në Facebook, nëse ka shance që të ketë borë në Tiranë, sinoptikania Tanja Porja përgjigjet: “Po, ka shumë shanse, por të shohim sa do ulen TEMP të dielën”.

PARASHIKIMI METEO :
——————————————
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshje dëbore në 300m mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare (por, mundësi më e lartë për qarqet Shkodër dhe Lezhë).
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 13
në vendet e ulëta: 5 / 12
në vendet malore: -4 / 10 °C.

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.
———————————————–
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.