Këtë të premte moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit tonë duke bërë që kthjellimet të alternohen me vranësirat kalimtare.

Por sipas MeteoAlb, në zonat malore parashikohet të ketë reshje të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me -1°C, ndërsa vlera maksimale në Durrës me 18°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.