Këtë diel, sipas MeteoAlb në vendi tonë do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin shira të izoluara dhe afat-shkurtër në zonat Qendrore dhe Jugore. Në zonat malore Veriore parashikohet të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit dhe Lezhës me 15°C.                      

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë.