Rastet e dyshuara në Vlorë me koronavirus kanë rezultuar negativë.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga spitali rajonal i Vlorës, që përgjigjet e analizave për të gjithë rastet e dyshuara të dërguara gjatë 24 orëve në ISHP, rezultuan negative.

Veç viktimës, në Vlorë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë 5 raste të tjera të konfirmuara me koronavirus.