VOA: Paqartësi ligjore mbi zgjedhjet vendore në Tiranë

20/08/2019 - 23:03

Vëzhgues të pavarur të jetës politike në Shqipëri thonë se mungesa e transparencës dhe qartësisë ligjore në lidhje me zgjedhjet vendore, kërkon mirëkuptim mes forcave politike dhe ndërhyrje të Gjykatës Kushtetuese. Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike, në lidhje me ndikimin që mungesa e paqartësisë në lidhje me zgjedhjet vendore ka mbi zhvillimet politike në vend.

Shoqata për Kulturë Demokratike është qendra me më shumë përvojë në vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri qysh prej 25 vjetësh, pjesëtare edhe e Koalicionit të Vëzhguesve vendorë.

Drejtuesja e saj Gerta Meta, thotë se asnjëherë më parë zgjedhjet nuk kanë qenë kanë kaq të ngatërruara ligjërisht, një labirint të paqartë ligjshmërie dhe kompetencash, shto edhe bashkinë e Shkodrës, ku kryetari I ri dha dorëheqjen ende pa bërë betimin dhe pa u konstituuar këshilli bashkiak.

Valdrin Pjetri, i cili u propozua nga PS për kryetar i bashkisë së Shkodrës, në zgjedhjet e qershorit ku opozita nuk mori pjesë, por ai rezultoi i dënuar nga gjykatat italiane si i përzjerë në trafik narkotikësh.

“Sapo ndërpritet mandati i një të zgjedhuri, ka zgjedhje jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Presidenti brenda 48 orësh nga dorëheqja apo ndërprerja e mandatit. Shikoni se në çfarë rrëmuje institucionale jemi. Kemi disa data në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, por nuk kemi qartësi dhe as transparence për qytetarët në shkallë vendi, aq më tepër për bashkinë e Shkodrës, që është një bashki e rëndësishme e Shqipë” – tha zonja Meta.

Institucionet vazhdojnë të jenë në vakuum dhe ngërc ligjor, nuk ka komunikime mes tyre, thotë zonja Meta, secili titullar flet nga rrjetet sociale, zyrtarizon hapat nga rrjetet sociale dhe janë shkëputur nga njerëzit dhe detyrimet ligjore administrative. Ata politikanë që gjejnë kohën të promovojnë në karrierë persona me probleme ligjore dhe rekorde kriminale duhet të gjejnë edhe kohën të komunikojnë ligjërisht mes institucioneve për të rikuperuar gabimet e bëra dhe të gjejnë rrugëdaljen ligjore.

“Në mënyrë urgjente duhet të shprehen institucionet dhe këshilli i ministrave. A e ka pranuar apo jo këtë lloj dorëheqje nga zoti Pjetri dhe cilat janë zyrtarisht shkaqet e kësaj dorëheqjeje? Presidenti përsërit apelin që forcat politike duhet të ulen dhe ta zgjidhin këtë ngërçpolitik, qoftë zyrtarisht në nivel politik qoftë në nivel institucional” i tha zonja Meta.

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit si kreu i bashkisë së Shkodrës, sipas ligjit, duhet që presidenti të shpallë brenda 48 orësh zgjedhje të parakohshme pas 30 deri 45 ditësh. Por presidenti i anulloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe nuk mund të dekretojë zgjedhje të parakohshme për një bashki, kur ato zgjedhje nuk i njeh si të tilla pas dekretimit të 13 tetorit si data e zgjedhjeve vendore. Sërish presidenti e ka të vështirë të dekretojë zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së një kryetari pa betim.

“Ne jemi aktivistë të shoqërisë civile dhe jemi të shqetësuar në lidhje me se si po zhvillohet situata politike në Shqipëri, si po vazhdon të agravohet gjendja. Pretenduam se pushimet verore do ta zbutnin këtë lloj diskursi politik, por gjasat janë që të rifillojë ngarkesa politike pas pushimeve dhe në shtator do të kemi një krizë politike më të thelluar në vazhdim” – tha zonja Meta.

Një tjetër ngërçpolitik, sipas vëzhgimeve të Shoqatës për Kulturë Demokratike është dekretimi i 13 tetorit nga presidenti si data e zgjedhjeve vendore, por qeveria nuk e boton atë në fletoren zyrtare, dhe për ligjshmërinë e këtyre veprimeve duhet të shprehet patjetër vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është funksionale pas zbrasjes së saj prej vettingut./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pasditen e kësaj të shtune, Durrësi ishte tërësisht i boshatisur.

Përmes një postimi në Facebook, mjeku i infektivit, Tritan Kalo u bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë këshillat e specialistëve për

Ditën e sotme u mbush plot një javë që një grup sipërmarrësish durrsakë kanë bashkuar forcat për t’u ardhur në ndihmë kategorive më vulne

Izolimi i detyrueshëm i qytetarëve si masë mbrojtëse nga koronavirusi, ka bërë që shumë familje në nevojë në Durrës të përballen me vësht

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i p

Qeveria ka detajuar mënyrën si do ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar menjëherë pas një denoncimi të bërë në rrjete sociale nga ish—deputet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcollën sot në aeroportin e Rinasit, 30 mjekë dhe infermierë të

Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook faktin se një pacient i prekur nga Covid-19 po mba