Voda apel qytetarëve: Aplikoni në kohë për kartat ID, mos prisni 31 dhjetorin!

12/11/2019 - 12:34

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka inspektuar nga afër zyrat e reja të aplikimit për dokumente biometrike në Njësinë 3 dhe 4 në Tiranë, nga ku iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve që u skadojnë kartat ID, të aplikojnë sa më shpejt, pa pritur ditët e fundit të dhjetorit.

Sipas Vodës vitin që vjen qytetarët do të përballen edhe me flukse më të mëdha, pasi fillon edhe aplikimi për skadencën e pasaportave biometrike.

"Sot jemi këtu në zyrat e aplikimit të Njësisë 3 dhe 4, në Tiranë. Janë zyra të reja, në të gjithë rrjetin e zyrave të reja të hapura jo vetëm në Bashkinë Tiranë por edhe në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Tashmë kemi rreth 160 zyra të reja të hapura në të gjitha bashkitë e territorit të vendit tonë. Zyra të reja të hapura jo vetëm në bashkitë e mëdha si Tirana, apo Shkodra, apo Fieri, por zyra të hapura edhe në bashkitë e mesme edhe në bashkitë e vogla. Siç e shikoni kemi njerëz, të cilët vijnë aplikojnë kërkojnë shpjegime pranë punonjësit të Gjendjes Civile dhe punonjëseve të aplikimit për të pyetur për aplikimin për karta identiteti por edhe për pasaportat biometrike. Shërbimin e marrin në një kohë shumë të shkurtër, pasi kushtet janë shumë të mira. Por ajo çfarë është e rëndësishme, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të nxitojnë dhe të vijnë për të aplikuar. Ju lutem të mos harrojmë se në 31 dhjetor 2019 skadon afati përfundimtar i vlefshmërisë së kartave të vjetra të identitetit (lëshuar në vitin 2009). Pra, ka mbetur rreth një muaj e gjysëm afat, ndaj ju lutem ejani dhe aplikoni në këto kushte shumë të mira, pa u përballur më vonë me flukse të mëdha duke patur parasysh që fillon edhe aplikimi për skadencën e pasaportave biometrike. Çdokush do të ketë mundësi të marrë shërbime cilësore, nëpërmjet kartave me element shumë të lartë sigurie, jo vetëm në institucionet shtetërore por edhe në institucione private si banka etj., por njëkohësisht edhe për të mundësuar lëvizjen e lirshme në vendet tona kufitare", tha zëvendësministrja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcje

Prokuroria e Durrësit ka reaguar pas arrestimeve të kryera gjatë ditës së sotme lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas prokurorisë nga v

Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristote

"Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavales

Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve të vogla të

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për