Vodhi paratë e pacientit që vdiq nga Covid, Gjykata merr vendimin për infermieren nga Durrësi

28/01/2021 - 11:34

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest me burg" për infermieren Ronida Hysi, e cila është arrestuara dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19.

30-vjeçarja me banim në Durrës u arrestua pasi, në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga 30-vjeçarja, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pallati i sportit “Ramazan Njala” bëhet gati për nisjen e fushatës së vaksinimit.

Fatkeqësisht, 20 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për tenderin e ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gja

Policia e Shteti ka ndëshkuar me masë administrative gjatë fundjavës 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për

Shumë shpejt fushata e vaksinimit për Covid-19 nis edhe në Durrës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në takimin e zhvilluar me kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj, nënvizon se a

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq gjqyta

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e djshme në autostradën Vlorë-Fier.

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë të hënë për të diskutuar masat kundër përhapjes së pandemisë së Covid-19.