Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për të liruar nga "arresti shtëpiak" dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko.

Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste u arrestuan gjatë operacionit "VOL-VO 4" në tetor të vitit 2018.

Ndoka akuzohet për disa vepra penale mes të cilave "Tjetërsim pronash" dhe "Falsifikim dokumentesh", ndërsa Cuko për "Korrupsion pasiv".