Von der Leyen: Ka ardhur koha të fillojmë me hapjen e negociatave me Shqipërinë

17/02/2020 - 20:24

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli së bashku me kryeministrin Edi Rama pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve. E pyetur nga gazetarët për hapjen e negociatave, Von der Leyen u shpreh se ka ardhur koha që ato të hapen. Sipas saj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara nga BE, ndërsa tani është koha që Këshilli i Europës të mbajë premtimin.

"Ne kemi punuar shumë për këtë konferencë ndërkombëtare financimi pas tërmetit të tmerrshëm. Me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin intensitet kemi punuar që Shqipëria të shkojë drejt hapjes së negociatave. Ne kemi rishikuar metodologjinë, e cila është pranuar nga të gjitha anët.

Për mendimin tim ka ardhur koha që ne të fillojmë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne u kemi kërkuar shumë gjëra të bëjnë, ata i kanë mbajtur premtimet e tyre i bënë të tëra gjërat që ne u kemi kërkuar. Tani na takon ne të jemi një partner i besueshëm" - tha Urusla von der Leyen.  

Ndër të tjera, Von der Leyen shtoi se është në interesin e BE që mbajë afër Shqipërinë, ndërsa theksoi se këtë vit do të arrihet rezultati i dëshiruar.

"Është në interesin tonë që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE, kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arijmë rezultatin që dëshirojmë. Kemi miratuar metodologjinë e re. Po punojmë fort dhe kam shumë besim por ka rëndësi që ne do të  botojmë një raport të ri për vendin në fillm të marsit. Kemi prova që progresi është bërë" - tha Urusla von der Leyen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhjetëra banorë të komunitetit rom që banojnë në zonën e Nishtullës, janë ndër shtresat më të varfra në Durrës dhe që nuk kanë asnjë mund

“Liria e shtypit nuk duhet të minohet nga masat kundër dezinformimit në lidhje me COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë informon se, në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Arrestohet drejtori i ‘Burgut 313’, Eduard Struga, raporton "BalkanWeb".

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton shtetasit shqiptarë në Poloni se për shkak të situatës aktuale me Covid-19, autoritetet

Nga 27 rastet e reja me koronavirus në vend, 12 prej tyre janë nga Shkodra, duke e bërë kryeqendrën e Veriut të tretën pas Tiranës e Durr

Duke filluar nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 5:00, gjithçka do të jetë e mbyllur, dhe asnjë kalimtar nuk do të lejohet të d

Bashkimi Europian përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milionë euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër C

Policia e Shtetit vijon aplikimin e gjobave për të gjithë ata qytetarë që nuk zbatojnë rregullat kufizuese të vendosura nga shtetit për p