Von der Leyen: Nuk ka shenja pozitive për Tiranën dhe Shkupin

17/10/2019 - 18:48

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me negociatat me Tiranën e Shkupin, duke u shprehur se sinjalet janë negative.

Në Bruksel, ka nisur samiti i liderëve të BE-së, ku temë kryesore diskutimi janë Brexit, negociatat dhe lufta e nisur nga Turqia me kurdët. Leyen ka deklaruar se nuk ka shenja pozitive për një vendim për hapjen e negociatave gjatë mbledhjes së liderëve të BE-së, duke shuar kështu shpresat.

“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” theksoi Von der Leyen.

Nga ana tjetër, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është takuar me liderë të ndryshëm të Bashkimit Europian dhe të shteteve anëtarë gjatë Këshillit Europian, me të cilët ka diskutuar edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sassoli theksoi se kërkoi nga liderët që të mbajnë premtimet dhe të çelin negociatat për të dyja vendet. Ndjekim fjalën e tij.

“Kemi folur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që janë dy vende që kanë kërkuar çeljen e negociatave. E dimë që ka qëndrime të ndryshme për këtë, por qëndrimi ynë është që t’u japin dritën e gjelbër. Ne mendojmë se nëse Bashkimi Europian kërkon sakrifica dhe ndryshime, dhe nëse ato sakrifica dhe ndryshime implementohen, ne duhet të mbajmë fjalën e dhënë dhe premtimet”, u shpreh ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre anëtarët e këshillit të Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë votuar kundër  kalimit në Kuvend të projektligjit “Për shërbimet e me

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta, i cili i dërgoi një letër Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dh

Burime të rezervuara tregojnë se përveç ambasadorit të OSBE, Bern Borchardt, i cili u shpall person non grata prej Presidentit Meta, mëso

Investimet e huaja në Shqipëri shumë shpejt pritet të hyjnë në një fazë vështirësie.

18 ditë pas atentatit që e la të plagosur është larguar drejt shtëpisë së tij, shtetasi Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si "Rrumi".

Tashmë është hapur gara për pozicionin e kryeprokurorit të Shqipërisë.

Mëngjesin e sotëm, 11-vjeçari Alvin Berisha, i shoqëruar nga babai Afrimi e familjarët e tij, ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Le

Objektet e zbuluara në ujrat detare pranë Durrësit së shpejti do të vendosen së bashku në Muzeun Arkeologjik, i cili kohët e fundit ka ma

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçaren, Amarilda Leka e cila përmes mashtrimit arriti t'i merrte 50 mijë euro një të dënuari për v

SHCBA ka nisur verifikimet për disa punonjës policie pasi dyshohet se kanë dekonspiruar aksionin për arrestimin e ish kryebashkiakut të V