Vrasja e 23-vjeçarit, viktima dyshohet se u nxorr në pritë, telefonata e fundit

31/07/2020 - 12:07

Të tjera detaje dalin nga hetimi i vrasjes së Regis Runaj mbrëmjen e 29 korrikut në Elbasan.

Dyshohet se 23-vjeçari është nxjerrë në pritë. Burimet thonë se ka qenë një telefonatë për takim që e ka nxjerrë të riun nga shtëpia, por nuk dihet se kush është personi apo vend ii takimit.

Për të hedhur dritë mbi këtë pistë, policia mësohet se do të kërkojë zbardhjen e tabulateve të telefonit të 23 vjeçarit.

I riu u gjet i vrarë disa orë më pas në një rrugicë pranë varrezave të Elbasanit. Por një dyshim është se ai mund të jetë vrarë në një tjetër vend dhe aty është hedhur, duke shfrytëzuar zonën jo shumë të frekuentuar dhe mungesën e kamerave të sigurisë

Regis Runaj, njihej si mik i Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar më 20 korrik në Elbasan. Sipas ekspertizës ai u qëllua disa herë me thikë, goditje të cilat i morën jetën. Një prej pistave të hetimit është ajo e hakmarrjes mes grupeve krimiminale, por nuk përjashtohen as pista të tjera

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë në daljen e sotme publike njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën nga Covid në 24 orët e fundit. 

Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit

Përmbaruesit e dyshojnë ministren e Drejtësisë se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kth

Pedagogu i Universitetit të Arteve dhe skulptori i njohur, Arben Bajo humb betejën me Covid-19.

Këtë të diel, deri në mesditë moti parashikohet të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

“Është taktika që ndjek korrupsioni i nxitur nga babëzia. Gjithçka fillon dhe mbaron te babëzia.”

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 124 persona janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilet 4 jane regjistruar ne