Sot shënohen 9 vite nga ngjarja tragjike e 21 Janarit, kur katër persona mbetën të vrarë në bulevard gjatë një proteste. 21 janari i 2011-s do të mbetet një ndër ditët më dramatike në historinë e demokracisë shqiptare.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, asokohe në opozitë. Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.

Kujtojmë se 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. E përgjatë këtyre viteve, familjarë, të afërm, si dhe politika bëjnë homazhe në Bulevard, ndërsa vendosin lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit.