Vrasja e biznesmenit, dyshohet për një borxh 70 mijë euro

17/10/2020 - 10:46

Policia e Shtetit njofton se ka kapur në kohë rekord autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë. Ai është Kliti Leka, banues në Tiranë por që jetonte e punonte përkohësisht në Vlorë e Himarë. Sipas policisë autori është arrestuar në Livadh disa minuta pas ngjarjes. Autori i vrasjes mësohet se ka qenë i pamaskuar në momentin që zbriti nga automjeti për të ekzekutuar biznesmenin Goro.

Nga ngjarja e rëndë mbeti e plagosur edhe motra e biznesmenit Goro. Viktima është kushëriri i parë i kryetarit të Bashkisë Himarë, Gjergji Goro. Nga të dhënat e para pranë grupit hetimor mësohet se autori punonte si elektricist në Himarë me një grup pune të vetin dhe pretendon se viktima i kishte një shumë rreth 70 mijë euro borxh për punimet që i kishte kryer në një objekt të ndërtuar.

Dyshohet se ky ka qenë konflikti mes tyre, që e ka shtyrë 53-vjecarin të qëllojë me armë biznesmenin. Autori e ka pranuar krimin në deklarimin e parë te policia, si dhe është shprehur i penduar për ngjarjen. Vijon hetimi për të dokumentuar dhe zbardhur më tej krimin që tronditi Himarën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot (27.10.2020), Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto zhvilloi një takim pune me anëtarët e Task-Forcës për monitorimin, kontrollin, in

7 mësues të shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Roland Nasto njëkohësisht dhe Kryetari i Komitetit Rajonal Antitrafik u zhvillua sot një tak

Pavarësisht se kishte dhënë dorëheqjen si gjyqtar, KLGJ ka vendosur sot shkarkimin e Shkëlqim Mirit, gjyqtari i dënuar për korrupsion.

Floresha Rasha, edhe pse pas shtatë vitesh lufte në Siri, preku sot tokën shqiptare, është përballur me refuzimin e familjes së saj.

Muharrem Xhepexhiu, mjeku nga Lushnja ka ndërruar jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit.

Administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” shpk, Stela Gugallja, e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, i përgjigjet akuzave të kreut

Në 24 orët e fundit, në Durrës janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19.

Ditën e premte, më datë 30 tetor, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të zhvillojë mbledhjen e radhës, me mjete të komunikimit elektronik.

Shtatë persona kanë humbur jetën nga kronavirusi sot në vend, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë që nga fillimi i pand