Vrasja e dy të rinjve për kanabisin, lihet në burg babai i autorit

11/10/2020 - 10:58

Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt autori i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, është lënë në burg pasi akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit.

Dy të rinjtë në Malësinë e Madhe u gjetën të vdekur pasi ishin zhdukur prej disa ditësh.

Në seancën e sotme, Rrok Pepaj mohoi të kishte dijeni për ngjarjen si dhe për parcelat me kanabis, të cilat dyshohet të jenë shkaku i gjithë tragjedisë së ndodhur një javë më parë.

Rrok Pepaj ka thënë se nuk ka dijeni për parcelat me kanabis duke u shprehur se merrej me mbledhjen e boronicave.

Djali i tij, Danjel Pepaj ndodhet ende në kërkim pasi dyshohet si autori i vrasjes së Klement Pepaj dhe Vilson Çutajt. Këta të dy dyshohet se kanë rrahur Danjel Papajn pasi ky i fundit i kishte vjedhur parcelat me kanabis. Por ndërkohë që ata ecnin drejt vendit ku dyshohet se ishte fshehur kanabisi i vjedhur, Danjeli ka qëlluar me armë Vilsonin dhe Klementin duke i vrarë dhe më pas ka fshehur trupat e tyre.

Familja e Rrok Pepajt është ngujuar në banesën e tyre nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë

Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ka nisur vlerësimi i dëmeve që

Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë miratuar disa vendime, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë.

Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka denoncuar në rrjete sociale atë që ai i konsideron gjoba për biznesin e vog

Një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të këtij viti, bashkia e Durrësit e ka planifikuar për ta përdorur për rikonstruksionin e akseve

Tirana International Airport (TIA) ka bërë me dije uljen e tarifës së pasagjerit dhe ka informuar gjithashtu edhe një plan investimesh në

Shijaku ka qenë një nga zonat e prekura nga përmbytjet, ku si pasojë e reshjeve të shumta gjatë janarit, ka dalë nga shtrati lumi Erzen.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19, ndërsa nga 3512 teste të kryera jan