Vrasja e Indritit/ Komisioni Shqiptar i Helsinkit: Pse ishin lënë të lirë autorët?Të hetohen zyrtarët e dosjes “Kusi”

24/08/2019 - 13:15

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çelaj dy ditë më parë, ku kritikon ashpër drejtësinë shqiptare, e cila ka lënë të lirë autorët e krimit, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi, me të shkuar kriminale.

Sipas KSHH, pavarësisht akuzave të rënda për krime ndaj jetës që rëndojnë mbi dy djemtë e pronarit të vilës 3-katëshe, ku u vra i riu, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale, ndaj i bën thirrje organeve të rendit të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të rëndë, që sipas tij, ndodhi shumë pranë institucioneve të Policisë së Shtetit.

Ndër të tjera, KSHH i drejtohet edhe KLGJ e KLP, duke iu kërkuar të hetojnë gjyqtarët dhe prokurorët, që kanë pasur në ngarkim dosjen me krimet e mëparshme dy vëllezërve Kusi.

REAGIMI I KSHH

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç. I riu 26 vjeçar, sipas informacioneve të publikuara në media dyshohet se është vrarë për motive të dobëta, teksa po punonte për montimin e një kondicioneri në një godinë në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Autorët kryesorë të dyshuar për këtë ngjarje rezulton se janë larguar nga vendngjarja dhe sipas medias dyshohet se janë me precedentë të mëparshëm penale. Sipas medias, pavarësisht nga akuzat e rënda që rëndonin në ngarkim të tyre për kryerjen e krimeve ndaj jetës, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.

E drejta e jetës është një e drejtë themelore kushtetuese dhe shteti ka detyrimin pozitiv ta mbrojë atë. Por pavarësisht nga ky detyrim, krimet me motive të dobëta apo nga persona të dyshuar se janë të përfshirë në veprimtari kriminale, vijojnë të marrin jetën e njerëzve të pafajshëm në vendin tonë.

KShH i sugjeron organeve të rendit që në përputhje me detyrat e parashikuara në ligjin për policinë e shtetit, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve kryesorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë. Ngjarja ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç ka ndodhur në një nga zonat afër qendrës së Tiranës, shumë afër institucioneve të policisë së shtetit.
KShH i sugjeron organeve përkatëse të procedimit penal të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit.

KShH, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi.

Ndërkohë që sipas ligjit nr.115/2016, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i shpreh familjarëve të viktimës ngushëllimet e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore.

Reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi!

6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana bën një bilanc të punës së bërë përgjatë këtyre muajve të vështi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do t

Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës shembi disa hotele dhe pallate, duke lënë pas një bilanc tragjik, 23 jetë të humbura.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informon se në javën e parë të kthimit në normalitet të sistemit shënd

Opozita u angazhua sërish sot që të bëjë gjithçka sa i takon asaj për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda datës 31 maj.

Më 29 maj mbyllet viti shkollor, një vit ky i pazakontë, i zhvilluar muajt e fundit online, për shkak të masave parandaluese për prekjen

Kur u bë e qartë se semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 do të devijonte nga përfundimi i tij normal dhe universitetet kaluan në më