Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit e akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, më 29 Janar në Tiranë.

Para togave të zeza kanë dalë ekzekutori, shtetasi grek Efthimios Efthimiu, dhe bashkëpunëtorët Elton Hoxhallari, Elton Halipaj e Melvi Dinellari.

Këta persona, sipas Prokurorisë, kanë organizuar vrasjen e 41-vjeçarit. Seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Të arrestuarit kanë mohuar se kanë lidhje me atentatin, por nuk kanë mohuar njohjen mes tyre.