Prokuroria mbylli hetimet për vrasjen e Jurgen Kurtit, i riu që njihej ne Tiranë si menaxheri i vipave. Bazuar në prova, marrjen e dëshmive po edhe këqyrjen e kamerave te sigurisë, akuza thotë se vetëm njëri nga te arrestuarit do te përballet në Gjykatë me akuzën e vrasjes, ndërsa te tjerët kanë vepra penale me te lehta.

Elsi Levendi 22 vjeç do te përballet me akuzën e vrasjes me paramendim  te Kurtit, i cili u qëllua me 17 plumba teksa po dilte nga palestra dhe përshëndetej me një te njohur. Por i akuzuari  këmbëngul ne dosjen hetimore që TCH disponon se ai u komandua ne telefon nga një numër i panjohur qe i kishte shkruar “Kalo pak tek lagjja mbrapa postes numër 8 dhe shiko mos takon Jurgen Kurtin dhe më thuaj”.

22-vjeçari i pyetur nga prokuroria në fund te hetimeve shpjegon madje se është përgjigjur se nuk e njeh Jurgen Kurtin, por personi i panjohur e ka urdhëruar “vetëm rri aty, me njofto nëse kalon”. I dyshuari shpjegon se ka qëndruar për rreth një orë ne një lokal pranë vendit ku Jurgen Kurti po bënte palestër  dhe kur ka parë një person qe ishte siç ja kishin shpjeguar ne telefon ai pretendon se ka shkruar “doli një person, nuk jam i sigurtë nëse është ai”.

Më pas, shton Elsi Levendi, dëgjova krisma dhe mora menjëherë taksi për tu larguar. Por prokuroria insiston se Elsi Levendi është autor i  krimit dhe se te tjerëve, Alesio Berberi nën akuzë për “Mbajtje te armeve pa leje”, Olsi Qalliaj i dyshuar per mos kallëzim krimi dhe Klodian Baxhaku duhet tu pushohet akuza.

Mirëpo edhe pse janë marrë një sërë dëshmish dhe janë kryer përgjime ambjentale, hetimet nuk mundën te provonin se i riu u vra për larje hesapesh meqenëse dyshohej se ishte njeriu qe vrau Agim Arapin ne Durrës.

Per këtë arsye, pranojnë burimet e prokurorisë, përjashtohet implikimi i te birit Dervis Arapi në krim. Pavarësisht këtij specifikimi prokurori i çështjes tregon se nuk u gjet motivi se përse u vra  Jurgen Kurti, qe gjeti vdekjen sipas nje skeme ku dyshohet se autori Levendi përdori nje makinë te vjedhur per te shkuar ne vendngjarje.

Vrasësi qëndroi ne një kafe mbi një ore duke e  pritur viktimën dhe madje shkrepi edhe fotografi te vendit ku i riu po bënte palestër. Menjëherë pasi e qëllon për vdekje Jurgen Kurtin vrasësi u largua me një taksi, pasi bleu nje paketë cigare dhe me pas hipën ne një audi qe drejtohej nga Qalliu. /TCH