Vrasja e të riut për karikuesin e telefonit, çfarë ndodhi në gjykatë

18/09/2018 - 15:00

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Mësohet se gjykata po ashtu ka rrëzuar sot kërkesën për veçim të çështjes për vëllezërit Kridens dhe Marsel Allës. Sipas Gjykatës, gjykimi i shkurtuar do ta dëmtonte çështjen. Marvi Mihali u vra pas sherrit për një karikues telefoni.

Ngjarja 

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj. Familjarët kërkuan që të katër të rinjtë të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rikthimin në auditorë pas vendimeve të qeverisë për arsim më të mirë e më të lirë, studentët kanë hasur në pengesat e para.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është marrë në pyetje dje në Prokurorinë e Tiranës, për çështjen e abuzimeve me tenderët që ky i

Në rast se keni bërë një aksident dhe ndonëse nuk jeni fajtor, kompanitë e sigurimeve po ju sorrollasin për dëmshpërblimin, tashmë ka një

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit d

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat lidhur me lirimin e Gerti Gjinararit tha se janë pezulluar nga puna, dre

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për media ka raportuar 25 masa disiplinore gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit.

Një ditë para përfundimit të afatit, 4 prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjatur me tre muaj afatet e hetimit për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Prej të shtunës, Policia e Shtetit ka punuar për të hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar të opozitës, e

Teksa ka mbetur edhe një ditë përpara përfundimit të afatit, dy prokurorë te tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK-u