Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Avokati: Altin Ndoci ndihet i shokuar, i ka pasur shokë dhe iu shkoi në varrim (VIDEO)

02/05/2020 - 11:38

Avokati i njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, Altin Ndocit, pas dhënies së masës së sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit, ka thënë se në gjyq nuk u paraqit asnjë provë.

Avokati Saimir Vishaj shprehet para gazetarëve në dalje të gjykatës se klienti i tij, Altin Ndoci, nuk e ka pranuar krimin, madje ndihet i shokuar pasi me dy viktimat ka pasur lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare.

“Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë, por i mbrojturi im shprehet se nuk e ka kryer veprën penale. Nuk është paraqitur asnjë provë nga ana e Prokurorisë. Ndihet i shokuar pasi me dy viktimat ka pasur lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare.

Ka shkuar në varrim, ka shkuar edhe për të tretat. Ndihet i shokuar se përse është vënë gishti nga policia mbi të. Nuk është autor i veprës penale. Unë i kam kërkuar organit të akuzës që të ketë një provë.

Nuk mund të caktosh masë sigurimi arrest me burg pa asnjë provë. Është e tmerrshme. Nga policia ka qenë prova e vetme që vërtetonin fakt kriminal. Por prova në lidhje me Altin Ndocin nuk ka”, u shpreh avokat Vishaj.

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg ndaj dy autorëve të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe shtetasve Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza..

Gjykatësja Eda Kaja ka lënë në burg shtetasit: Altin Ndoci, 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Klevis Alla, 22 vjeç, banues në Durrës, të cilët u arrestuan ditën e djeshme në kuadër të operacionit “Shën Vlash”.

Këta persona në bashkëpunim edhe me dy të tjerë që janë në kërkim, akuzohen se janë autorë të ekzekutimit të 2 vëllezërve Haxhia si dhe të ngjarjes së ndodhur më 02.03.2020, po në Nishtulla, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç.

Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal, ndaj dhe Prokuroria ka bashkuar dy dosjet në një të vetme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja amerikane ka vlerësuar SPAK pas vendimit të GJKKO për të sekuestruar sërish pasuritë e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Ad

Adriatik Llallës, ish-prokurorit te përgjithshëm që do gjykohet për fshehje te te ardhurave, tanimë me vendim të Prokurorisë së Posaçme k

Vijojnë kontrollet nga autoritetet për respektimin e masave antiCOVID.

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të disa deputetëve në Kuvend, ndërsa më të ashprat i artikuloi Myslim Murrizi, kundër ndryshimev

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizj

Oficeri i Policisë Kufitare në Drejtorinë e Durrësit, Bibë Dodë Qokaj nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Indrit Cerloj pritet të zyrtarizohet nesër në krye të Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në qytetin e Durrësit.

Vazhdon pas disa orësh trafiku në autostradën Durrës-Tiranë, pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Sukthit.

Koordinatorja e PD Durrës, Aishe Gashi ka publikuar në Facebook një video ku qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë Drejtorisë së Patenta

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd