Për ngjarjen në Kavajë ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, në pranga ka rënë edhe një 27 vjeçar. I arrestuari është shtetasi B. Toçi, 27 vjeç, vëllai i policit të plagosur në këtë ngjarje, Bledar Toçi.

Pasi ka ndodhur vrasja, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit dhe ka gjetur 7 doza kokainë që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe Bledar Toçin, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, i cili vrau me armë Dritan Haxhollin.

NJOFTIMI

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases Marsida Qatja, mbeti i vrarë me armë zjarri Dritan Haxholli. dhe i plagosur Bledar Toçi., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Bledar Toçi 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Bledar Toçi pasi është konfliktuar me shtetasin Dritan Haxholli., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lëndë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.