Policia ka mundur të zbardhë vrasjen e 42 – vjeçarit Alban (Gëzim) Kaloshi, ngjarje e ndodhur gjatë natës në Dibër. Burime zyrtare sqarojnë se autor i kësaj ngjarjeje është Viktor Elezi, i cili është vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë

Që prej orëve të para të mëngjesit Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër si dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër kanë vijuar intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarje.

Gjatë gjithë ditës së sotme janë shoqëruar disa persona të dyshuar se kanë djeni në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu janë kryer veprime të tjera profesionale dhe hetimore në bashkëpunim edhe  me Prokurorinë e Rrethit Dibër.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe  identifikimi i autorit të vrasjes,   i cili në orët e mbrëmjes është vetëdorëzuar në ambjentet e policisë, konkretisht  shtetasi Viktor Elezi, 37  vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër, që dyshohet se është autori i vrasjes së shtetasit A.K, 

Nga deklarimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.