Vrau gruan dhe mbyti veten, del ekspertiza për Ardian Kukën. 37-vjeçari vuante nga...

28/07/2019 - 11:30

Ardian Kuka, i cili një javë më parë vrau bashkëshorten, Hazbijen, duke e qëlluar 15 herë më thikë dhe pas disa orësh u vetëmbyt në det, në Sektor Rinia, Durrës rezulton se vuante nga skizofrenia. Në këtë përfundim ka dalë Mjekësia Ligjore, e cila ka nxjerrë edhe rezultatet e ekspertizës. Duke analizuar të gjitha provat dhe faktet, si dhe sjelljen në momentin e vrasjes apo edhe më pas të bashkëshortit, mjekët ligjorë thonë se kemi të bëjmë me një person skizofren.

Ndërkohë, sa i përket personalitetit të Ardian Kukës, ai në jetën e përditshme shfaqte dy personalitete. Në shoqëri, Adriatiku ishte një djalë shembullor, i shoqërueshëm dhe me humor. Ndërsa në jetën bashkëshortore shfaqet një njeri ekstremist xheloz për të shoqen, e cila spikaste si femër shembullore jo vetëm në rrethin farefisnor, por edhe në rrethin shoqëror.

Sipas të afërmve të familjes Kuka, Ardiani ka qenë gjithmonë (edhe pa shkak) xheloz për bashkëshorten, por kohët e fundit xhelozia kishte sjellë debate të forta në familje. Për shkak të xhelozisë së sëmurë, kohët e fundit Ardiani kishte nisur ta ruante bashkëshorten, madje i shkonte edhe te vendi i saj i punës, çerdhes në lagjen Nr. 8, ku janë të punësuara vetëm femra. Ai ishte parë disa herë nga koleget e Hazbijes në ambientet e jashtme të godinës 2-katëshe (çerdhe), duke e ulur bashkëshorten para personelit me sjelljen e tij. Madje, ky ka qenë edhe shkaku që çifti Kula debatoi ditën e fundit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 19 korrikut në lagjen 15 të qytetit të Durrësit. Konflikti fatal u zhvillua në ambientet e brendshme të banesës 1- katëshe të çiftit Kuka, ku i pranishëm ishte edhe djali i tyre 11-vjeçar. Kuka ishte i punësuar si shofer pranë Drejtorisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Durrës, ku shërbente si shofer personal i kunatit të kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar gjatë gjithë ditës.

Dokumenti i zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020, publikuar nga Ministria e Financave së fundmi, vlerëson se taksapaguesit shqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpalosur para eurodeputetëve në PE prioritetet e presidencës 6- mujore gjermane të Bashkimit Europi

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinatit, banorët e një pallati këtu në Tiranë kanë njoftuar policinë duke vënë në dijeni se një grua tjetër,

Më 16 qershor, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi para kryeministrit Edi Rama se nga vlerësimet paraprake, qytetarët e Durrësi

Qeveria me anë të një VKM-je ka akorduar 4 miliardë e 852 milionë e 410 mijë e 743 lekë nga Fondi i Rindërtimit për të financuar banesat

Përmes një postimi në Facebook, Bashkia e Durrësit informon qytetarët në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqesin në njësitë admin

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit. Gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për

Shënohet një rast me Covid-19 në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në terminalin e udhëtarëve të portit të Durrësit janë vendosur kamera termike për matjen në distancë të temperaturës së pasagjerëve si ma