Ruzhdi Tasuni, 63-vjeçari që vrau gruan ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për Tasunin, i cili paraditën e 26 shkurtit vrau me levë 59-vjeçaren Hajdije Tasuni.

63-vjeçari ka deklaruar rrethanat e ngjarjes, teksa ka thënë se ka pasur shumë debate dhe ditën e krimit konflikti ka agravuar rrugës për në punë dhe me pas në dyqan.

“Ishte një moment i çastit, filluam debatet për borxhet, kemi tre fëmijë shumë te mire, nuk ia fal vetes këtë gjë, i kerkoj falje femijëve me shpirt.”, ka thënë ai në seancën gjyqësore.

Paraditen e 26 shkurtit, Ruzhdi Tasuni qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Hajdijen, brenda dyqanit të tyre të metrazheve në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar.

Ai e qëlloi viktimën 6 herë me levën që mbyllnin qepenin e dyqanit të tyre, duke i shkaktuar viktimes dëmtime në pjesën e kokës, demtime qe shkaktuan vdekjen e 59-vjeçares.