Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vjet burg Çelnik Shahollin, i cili vrau gruan një vit më parë në Durës. Përpara togave të zeza, ai është shfaqur i penduar, duke thënë se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht, gjatë një debati që kishte pasur me bashkëshorten e tij.

“E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë”, kishte thënë më herët në sallën e gjyqit 43-vjeçari, Shaholli nga Maliqi i Korçës, e me banim në Durrës.

NGJARJA 

Ngjarja makabre ndodhi në Durrës, në lagjen numër 15, mbrëmjen e 8 majit 2018. Pas krimit, në gjendje mjaft të rëndë psikologjike, Çlirim Shaholli ka deklaruar para hetuesve se gjithçka ndodhi papritmas dhe ai ende nuk e besonte se kishte vrarë gruan e tij.

U zumë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”, ka deklaruar në gjendje shoku bashkëshorti 42-vjeçar.

Adriana Shaholli 40 vjeçe, nënë e një djali dhe 5 vajzave gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra në kokë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, një i papunë dhe përdorues i rregullt i alkoolit, që për shkak të xhelozisë së sëmurë i kërkonte viktimës dhe të braktiste punën e të qëndronte e mbyllur në shtëpi, pavarësisht se ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen nga puna e gjetur vetëm pak muaj para vrasjes.