Linja ajrore ekonomike Wizz Air deklaroi se do të operojë me një bazë të re në Tiranë. Kompania ka deklaruar fluturimet nisjen e fluturimeve nga 1 Korriku me Tiranë – Bruksel.

Tre avionë do të nisen drejt 15 destinacioneve nga aeroporti Nënë Tereza, deklaroi kompania.

Kjo linjë do të lidhë Tiranën me Austrinë, Belgjikën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar, Hungarinë, Francën, Holandën dhe Cekinë.

Po ashtu baza të reja do të hapen në Milano, Qipro, dhe Ukrainë.