Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Lufta kundër trafikimit dhe mbajtjes së armëve” ku prezantoi së bashku me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, bashkëpunimin me nismën franko-gjermane.

Xhafaj tha se armët janë ende një problem i prekshëm për Shqipërinë dhe se qeveria do të angazhohet për shkatërrimin e plotë të armëve të tepërta duke nisur që nga viti 2019.

Në aktivitet, ministri tha se nga viti 2014-2017 numri i vrasjeve është ulur ndjeshëm pas fushatave ndërgjegjësuese për dorëzimin e armëve. Sipas Xhafajt, viti 1997 ka ende pasojat e veta me humbje njerëzore pas hapjes së depos së armëve.

E konsideroj këtë nismë franko-gjermane pozitive. Keq përdorimi i armëve përbëjnë një rrezik serioz për të gjithë ne. Përdorimi i tyre nga organizatat kriminale e më pas nga celulat terroriste mbetet problematik. Shqetësimi i kalon kufijtë rajonalë. Vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për një kontroll më rigoroz të qarkullimit të armëve. Gjithashtu Shqipëria ka kërkuar një zgjidhje për mbajtjen pa leje apo trafikimin e armëve.

Tragjedia kombëtare e vitit 1997 që zhvendosi në masë armë nga depot në duart e qytetarëve ka prodhuar e vazhdon të prodhojë fatkeqësi me humbje jetësh njerëzore. Është dashur një punë e jashtëzakonshme në vitet për të zbutur efektet e asaj çmendurie. Shqipëria ka arritur rezultate të mira në luftën kundër trafikimit të armëve.

Janë ndëshkuar rastet e armëmbajtjeve pa leje, kjo ka çuar në ulje të ndjeshme të vrasjeve me armë zjarri. Këto shifra janë shumë më të ulëta edhe në këtë vit që jemi. Por përsëri me mesetare të ulët në krahasim me standartet e BE. Fushata ndërgjegjësuese për dorëzimin e armëve ka rezultuar përgjithësisht pozivite. Ministria e Brendshmme është e angazhuar që në vitin 2019 të nisë operacionin për shkatërrimin e plotë të armëve të tepërta. Reformat e vëna në lëvizje kanë pikërisht këtë qëllim”, tha Xhafaj.