Xhafaj: Jemi goditur familjarisht shumë, ishte vendimi i Agronit për t’u dorëzuar në Itali

16/05/2018 - 18:58

   Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa shfaqej tejet i prekur nga akuzat që kanë rënduar ndaj tij dhe vëllait, Agron Xhafaj, solli në vëmendje vuajtët që i kanë shkaktuar familjarëve të tij këto lajme.

Xhafaj tha se vendimin që mori sot vëllai i tij për t’u dorëzuar tek autoritetet italiane, ishte tërësisht zgjedhje e Agron Xhafajt. Mes të tjerash ai pohoi se sulmet e këtyre ditëve kanë qenë shumë të vështira për nënën dhe familjen e tij.

“Si një vëlla i përgjegjshëm kam që bërë gjithçka që kam pasur në sedër që im vëlla të behej njeri i denjë si familja jonë, si vlerat e familjes tonë. Im vëlla iu kthye normalitetit, mbaroi arsimin e lartë. E ndërtoi jetën e vet bazuar në mund. Nuk i kërkoi asnjëherë vëllait të tij politik asnjë favor. Sot jemi të goditur familjarisht shumë. Sot Agroni ka shkuar në Itali për një dënim që ska lidhje. Ne do jemi pranë familjarëve, nënës time, gruas se Agronit dhe dy fëmijëve te mitur. Është momenti për të nënvizuar edhe një fakt tjetër. Për ligjin shqiptar në fuqi ndjekja penale që duhet ndjekur për vëllain tim; rrjedhimisht në Shqipëri për asnjë shkak Agron Xhafaj sdo bënte asnjë ditë burg. Nëse im vëlla do të bënte njohjen e vendimit të tij penal këtu në Shqipëri dhje do të priste ekzekutimin e tij këtu në Shqipëri, ai sdo ta vuante atë, pasi periudha prej 4 vitesh e mbetur për ekzekutim është e një afati 5-vjeçar. Se nxita as atëherë dhe as sot që ai ta kryente këtë akt. Ishte zgjedhja e tij dhe e vlerësoi shumë gjestin e tij. Ai sma dha mundësinë që të provoja Fatmir Xhafjan si ministër kur do të kërkohej zbatimi i dënimit. A është i mundur të më tregojë mua se cilën linjë kam shkelur sot si ministër i Brendshëm? Çfarë se kamë bërë detyrën si ministër i brendshëm? Kasta e politikes së baltës nuk di të bëjë gjë tjetër veç me ça merret motra, babai. Dëgjoj tju kthej një përgjigje miqve të mi. Mos prisni që të merrem me bashkëshortet, vëllezërit e disa këtyre të pacipëve që më kanë sulmuar mua këto ditë. Do ju zhgënjej për këtë gjë. Nuk e kam bërë në asnjë ditë që jam në politikë. Edhe pse nuk janë ata të parët që e kanë thënë; mos i bëj tjetrit atë që sdo dëshiroje ta bënin ty”, tha Xhafaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 6 vota pro dhe 5 kundër, kthimin në detyrë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, për prokurorët Ols

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Bre

Teksa kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë të viktimave të 21 janari 2011, deputetë e përfaqësues të Partisë Socialiste po kryenin h

Sot mbushen tetë vite nga 21 janari i vitit 2011, kur Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste pa

Këtë të hënë, disa pedagogë të Fakultetit Histori Filologji të Universitetit të Tiranës kanë nisur sot grevën si mbështetje ndaj protestë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon mbledhjen e tretë të radhës që prej konstituimit. Në rend dite të kësaj mbledhjeje, janë disa

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat Jugore-Juglindore, ku do të k

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se ka marrë dy vendime të rëndësishme për targat e makinave që iu

Presidenti Ilir Meta nis nesër një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.