Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se procesi i vettingut, do të mbyllet brenda vitit 2017. Në një deklaratë për mediat, pas konferencës së zhvilluar në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, ministri Xhafaj shpjegoi se si do të funksionojë ky proces. Ai theksoi se rezultatet e këtij procesi do të bëhen të ditura në vazhdimësi.

“Do të njiheni me dokumentin dhe analizën. Me synimin dhe shpresën dhe me asistencën ndërkombëtare që të mbyllet brenda këtij viti”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm u ndal edhe te procesi i vettingut brenda policisë. I pyetur se sa policë mund të largohen nëse nuk plotësojnë kriteret, apo rezultojnë me shkelje, ministri tha se:

“E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do të plotësojnë kriteret e policisë së Shtetit. Mund të kesh informacione për njerëz të caktuar dhe të bësh një vetting të gjerë, me gjithë kërkesat është gjë tjetër. Le t’ia lëmë kohës”.