“Xhafaj”, prokurorët shqiptarë shkojnë sërish në Itali

Postuar: 18/06/2018 - 21:36

   Njëri nga prokurorët që po heton përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet të jetë protagonist, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qëndruar në Itali ditët e fundit.

Shkak për këtë vizitë në vendin fqinj, është bërë procedura mbi bazën e të cilës do të realizohet ekspertiza në shtetin italian dhe kërkesa që të përshpejtohet përgjigjia që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar në lidhje me këtë çështje.

Për të dyten herë brenda pak javësh prokurorët që po hetojnë audio-përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë shkuar në Itali për të marrë kontakt me institucionet homologe që po kryejnë ekspertizën e zërit. 

Njëri nga prokurorët e çështjes ka qëndruar në Itali javën që shkoi ku ka marrë kontakt me autoritetet për sqarimin e procedurave me qëllim që përgjigjia e kërkuar të mbërrijë sa më shpejt në Shqipëri. 

Shkak dyshohet të jetë bërë procedura që do të ndiqet për kryerjen eskpertizës së audio-përgjimit në një nga laboratorët e policisë së vendit fqinj, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e regjistrimit të çështjes në Itali. 

Dërgimi i zërit nga organi i akuzës me anë të letërporosive duket se ka hasur e probleme proceduriale që mund të vonojnë rezultatin e saj, pavarësisht angazhimit te disa institicioneve. 

Burime nga organi i akuzës thonë se nuk është e nevojshme marrja e një tjetër kampioni zëri për Agron Xhafajn, pasi ai është marrë konform të gjitha procedurave ligjore në prani të nje eksperti dhe dhe të prokurorit të çështjes. 

Madje i gjithë momenti i marrjes së zërit është filmuar nga ana e prokurorisë në cilësinë e provës. 

Prokurorët janë duke hetuar edhe për dëshminë e një personi të dytë të paraqitur në polici dhe prokurori nga Novosela e Vlorës, i cili ka pohuar se ka qenë ai që ka imituar zërin e Agron Xhafajt pas kërkesës së Albert Veliut ose të njohur ndryshe Babalja. 
Edhe zëri i tij mesohet si i është bashkuar monstrave për të cilat po zhvillohet ekspertiza për të vërtetuar deklarimet e dhëna prej tij./ora news

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për ditën e sotme, e diel 23 shtator 2018, moti në vendin tonë parashikohet se do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie ë

Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur pë

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi S

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

“Forca e Ligjit” në veprim, shkatërrohet grupi “Bajri”, 11 në pranga e 2 në kërkim.