Xhafaj takon ministrin britanik për sigurinë Wallace

21/02/2018 - 17:29

   Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.

Xhafaj ka takuar edhe homologun e tij, Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace, ku shprehet se kanë rënë dakord për një axhendë të përbashkët mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar.

Përmes një statusi në profilin e tij në Twitter, Xhafaj thotë se ministri britanik shumë shpejt do të vizitojë Tiranën, për të vazhduar axhendën e përbashkët mes dy vendeve.

“Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar.

Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët.”, shkruan Xhafaj. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Studentët shprehen të vendosur për të mos dialoguar me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tyre kërkesat janë minimale.

Një debat me tonë të larta është ai që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” në Tv Klan, ku kryeministri Edi Rama u përp

Për profesorin Edmond Tupja, procedimi penal ndaj tij lidhur me pjesëmarrjen në protestën e studentëve dhe më pas tërheqja e Ministrit të

Kryeministri Edi Rama të enjten vazhdon të këmbëngulë në idenë e dialogut me studentët që të arrihet realizimi i tyre.

Studentët protestojnë prej 9 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit, para Kryeministrisë apo Parlamentit.

Profesori dhe akademiku Artan Fuga, teksa shkruan për protestën e studentëve, nga Franca ai rendit disa pika të mençura, që sipas tij zgj

Në ditën e tretë të protestës para kryeministrisë dhjetëra studentët kanë vendosur ta kalojnë natën poshtë zyrës së Edi Ramës.

Të mbështetur edhe nga Partia Demokratike e Durrsësit, qytetarë të shumtë kanë protestuar pasditen e kësaj të enjteje te mbikalimii Shkoz

Policia e Durrësit ka nisur ndëshkimet masive me masa administrative për drejtuesit e mjeteve për shkelje të ndryshme të sinjalizimit rru