Xhama e vetrata të thyera nga shpërthimi i pallatit, pronarët e bizneseve në Durrës: Kërkojmë dëmshpërblim (VIDEO)

04/06/2020 - 15:56

Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme të konsiderueshme në bizneset pranë objektit në bulevardin e Durrësit.

Tabelat e dyqaneve, vetratat e dyert prej xhami janë thyer si pasojë e valës së fuqishme goditëse.

"Është prishur çdo gjë, duke filluar nga qepenat, vetratat, xhamat, pajisjet brenda, raftet.", thotë pronari i një biznesi, i cili është lënduar në dorë për shkak të thyerjes së xhamave.

"Kërkojmë dëmshpërblim", vijon më tej ai.

Një tjetër pronar biznesi në këtë zonë tregon se i është thyer dera e xhamit e cila mund të kushtojë deri në 3 mijë euro.

Bizneset dhe banorët e lagjes 11 prej ditësh kundërshtonin shembjen me ekspoziv të pallatit por pavarësisht kësaj, IKMT vendosi ta shpërthente me 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4 ndërsa u hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima).

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d