"Youth in progress" dhe Kryqi i Kuq Durrës, aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë (VIDEO)

13/08/2020 - 21:47

Pasditen e së mërkurës “Youth in progress” në bashkëpunim me Kryqin e Kyq Shqiptar, dega Durrës, zhvilluan një aktivitet në kuadër të 12 gushtit, ditës ndërkombëtare të rinisë. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e qëndrës sportive "Goga" dhe në të morën pjesë 50 të rinj nga Kryqi i kuq, dega Durrës e Tiranë.

Aktiviteti u zhvillua në ambjent të hapur, duke respektuar të gjitha rregullat e protokollit të MSH duke mbajtur distancën fizike dhe duke vendosur maskat.

Ky takim me të rinjtë nisi duke ju prezantuar ambientet e qendrës sportive “Goga” nga vetë administratori i saj Enea Goga. Më pas, në fjalën e rastit të Romeo Kordhës u vu theksi në  përpjekjet dhe sakrificat që vullnetarët e Kryqit të Kuq Durrës kanë kaluar në terren në ditët e vështira pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë.

Ndërsa Pano Ceka, themelues i grupimit rinor “Youth in Progress” prezantoi para 50 të rinjve platformën rinore, planet dhe objektivat që ka ky grupim rinor për vitin që vjen për t’u organizuar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Flamuri turk me gjysmëhënë është shfaqur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula ka reaguar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Pak pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar.

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rektorja e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Kseanela Sotirofski ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Dhomës së Tregtisë dhe Indust

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar masa shtesë për frenimin e përhapjes

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko preket nga koronavirusi.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.