Pas reagimit zyrtar të ambasadës amerikane mbi veprimtarinë e SPAK dhe Policisë, ku theksohej se këto institucione nuk mund të shantazhoheshin, edhe vetë përfaqësuesja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, reagon në Twitter, duke theksuar se raste të rëndësishme kërkojnë të blejnë ndikim për t’i shpëtuar drejtësisë.

Duke theksuar se mbështesin fuqiimisht SPAK-un, ambasadorja thotë: Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak.

Postimi i Yuri Kim në Twitter: 

Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë.

Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK dhe Policinë e Shtetit.