Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Zbardhen vendimet e Komitetit të Mbrojtjes Civile: Të rifillojnë fluturimet sa më parë

08/04/2021 - 12:18

Komiteti i Mbrojtjes Civile është mbeldhur sot online për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile, pasi u njoh me shqetësimin për problematikat e krijuara në ditët e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për shkak të bojkotit të kontrollorëve të kompanisë Albcontrol, vuri në dukje se bazë të ligjit 45/2019, datë 18.07.2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit konsiderohet infrastrukturë kritike, madje sipas nenit 43, konsiderohet infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar.

Me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë. Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb vendi sot do të vijojë të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin kthjellime në pje

Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës (CSDC) pjesë e Rrjetit POP (Përballja e Ofertave Politike), në kuadër të Zgjedhjeve Parla

Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili, ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare.

Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të n

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 360 raste të rej

Krimi horror që tronditi opinionin publik paraditen e sotme, ku një grua në Kavajë u gjet e djegur në makinë, ndërsa bashkëshorti i saj i

Administratori i "Masabi Fruits", Erjon Peti ka folur ekskluzivisht për konteinerin me 200 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror ka reaguar sërish sot në një deklaratë për media pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, q

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares shkodrane Anila Dushi, e cila mëngjesin e

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Manskuri të Kavajës, ku policia njoftoi se një grua është gjetur e djegur