Zbardhet itinerari, helikopteri fluturoi 95 minuta mbi gjithë veriun

11/04/2016 - 22:16

Helikopteri EC 145 që u rrëzua në liqenin e Shkodrës, ka fluturuar për 95 minuta në ajër, deri në momentin e përplasjes. Kjo është provuar nga plani fluturimit stërvitor i miratuar nga eprorët ushtarak dhe kontakti, që dy pilotët tashmë Dëshmorë të Kombit, kanë mbajtur me operatorin ushtarak në kullën e vrojtimit të radarëve Forcave të Armatosura.

Sipas këtij plani, rezulton se helikopteri me tre persona në bord është nisur nga regjimenti i Farkës në orën 12:10 minuta, për të vazhduar me itinerarin Tujan, zonën mbi Qafë Murr, në vazhdim në Qafë Buall, Shupenzë të Peshkopisë më pas janë kthyer në drejtim të Kukësit, zonën e Qafë Luzhë e Qafë Valbonës në Tropojë, për të vazhduar sipër Vermoshit, zonën e Rapstarjes në Koplikë dhe për të përfunduar në zonën e Shkodrës ku edhe u rrëzua në liqen. Përplasja thonë hetuesit ka qenë në ora 13:45 minuta, kohë kjo kur edhe pilotët kanë ndërprerë kontaktet me operatorin e kullës së radarëve të Forcave të Armatosura.

Me humbjen e kontaktit, hetuesit kanë administruar një shkresë të komandantit të regjimentit të Helikopterëve, i cili ka urdhëruar nisjen e një helikopteri të dytë shpëtimi për në zonën e humbjes së kontaktit, ku edhe është konfirmuar rrëzimi i helikopterit me dy pilotët tashmë të shpallur dëshmor. Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, vdekja e pilotëve ka qenë e menjëhershme pas shokut traumatik të pësuar nga përplasja me ujin. Ndërkohë burimet pranë prokurorisë, thonë se nga verifikimi paraprake, helikopteri ka bërë ulje të menjëhershme të llojit pikiatë të anuar nga e majta.

Si pasojë e përplasjes me ujin, hetuesit thonë se ushtari Gerald Baramuça ka fluturuar jashtë kabinës së helikopterit duke pësuar edhe thyerje të krahut dhe dëmtime të tjera në trup pasi nuk ka qenë i lidhur.

Nga ana tjetër dy javë para rrëzimit, po i njëjti ekuipazh dhe me të njëjtin helikopter kanë fluturuar në një plan stërvitor për zonën e jugut të Shqipërisë. Pas rrëzimit të helikopterit,j anë hapur tre hetime njëkohësisht, ajo e prokurorisë, hetimi adminisrativ i Ministrisë së Mbrojtjes dhe investigimi i rrëzimit nga Bordi i Hetimit të aksidenteve dhe incidenteve ajrore që është i ngritur me vendim qeverie. /Abcnews/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bradasheshi”, sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shum

Policia Kufitare e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë zhvilluar një trajnim në Plavë për rritjen e nivelit të kapaciteteve të Polic

Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites, kur në verilindje dhe jugli

Një incident ndodhi me një vajzë sot në plazhin e Durrësit, e cila pasi kishte humbur ndjenjat, ishte rrëzuar në tokë duke u përplasur me

-Fjala në varrimin e kësaj gruaje fisnike dhe me karakter të jashtëzakonshëm

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte sot në terren, në kuadër të zbatimit të masave të Planit Operacional në luftën ku

Mëngjesin e sotëm, si çdo ditë, në portin e Durrësit kanë mbërritur dy tragetet e linjës Bari-Durrës.