Zbardhet skema e re/ Burg për ujin, nga 1 shkurti nis aksioni. Ja ç’do bëhet

13/01/2018 - 09:16

Qeveria nis pas 1 shkurtit aksionin për ndërprerjen e paligjshme të lidhjeve të ujit të pijshëm. Aksioni në terren do të nisë me sensibilizimin e qytetarëve për vendosjen e sahateve dhe më pas me kontrollin derë më derë për pagimin e faturave të prapambetura.

Pas 20 ditësh, grupet e punës do të ndërpresin lidhjet e jashtëligjshme që cenojnë furnizimin me ujë të pijshëm. Ligji parashikon burg për ata qytetarë, që ndërhyjnë në rrjetin e shpërndarjes së ujit, pasi grupet e kontrollit u kanë ndërprerë lidhjen.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në letrën që u dërgoi në muajin dhjetor bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve shpjegonte se faza e dytë do të shoqërohet me kontrolle derë me derë dhe me masa ndëshkimore për ata që nuk paguajnë faturat e ujit.

"Në fazën e dytë të aksionit, që konsiston me verifikimin e formalizmit të shërbimit të çdo abonenti derë më derë, pajisjen me ujë-matës të të gjithë abonentëve dhe marrjen e masave për vënien përpara përgjegjësisë të kundërvajtësve dhe shkelësve, që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellës–kanalizimeve", thuhej në letrën e ministrit Gjiknuri.

Aksioni do të nisë me verifikimin e kontratave, sahateve dhe pagesat e institucioneve publike dhe buxhetore e jo buxhetore, më pas me nëpunësit e administratës, biznesi dhe familjarët.

Qeveria, në bashkëpunim me bashkitë për familjarët që kanë detyrime të mbartura të faturave të ujit, do të ofrojë skema lehtësuese për kryerjen e pagesave me këste. Skema do të jetë e njëjtë si për detyrimet e faturave të dritave, ku qytetarët duhet të lidhin aktmarrëveshje me ujësjellës-kanalizimet për të paguar detyrimet e mbartura.

Nga të dhënat që jep Enti Rregullator i Ujit, qytetarët janë furnizuar me ujë mesatarisht 11.4 orë në ditë. Por shqetësim mbetet niveli i lartë i humbjeve, ku 67 % e ujit humbet për shkak të rrjetit të amortizuar. Ky tregues, të paktën për në katër vitet e fundit, mbetet në nivele aspak të mira dhe përbën shqetësimin kryesor në sektor. Përqindja e mbulimit me shërbimin e furnizimit me ujë në qytet arrin 90 %,  ndërsa në fshat 62,7 % ./Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

34 persona janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si të dyshuar se financojnë terrorizmin.

6.9 milion turistë kanë hyrë këtë sezon veror në Shqipëri ose 19 %  më shumë se në vitin paraardhës.

Zv/ministri i Arsimit Ervin Demo, ka reaguar pas akuzave për plagjiaturë nga pedagogu dhe shkencëtari Taulant Muka.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në

Policia Bashkiake e Durrësit, duke i dhënë zgjidhje të njëpasnjëshme problemeve të ndryshme që kanë qytetarët, këtë të premte është ndalu

"Hakmarrje 24 orëshe", e quan Shpresa Lushaj arrestimin e të birit, Stresi dy ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, por vranësira më të shpeshta paraqiten në zonat malore, kryesis

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje, rritje pagash për arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019.