Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Durrësit për mandatin e Sakos

19/07/2019 - 15:42

Pas kërkesës së Partisë Socialiste, Gjykata e Durrësi ka vërtetuar sot mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake e qytetit të Durrësit, dy ditë pasi gjyqtarja Mimoza Margjeka nuk ia dha atë.

Në argumentet e përdorura nga gjyqtari i çështjes, Shpëtim Reka theksohet se vendimi i dhënë më datë 17 po nga Gjykata e Durrësit nuk ka hyrë në fuqi.

NJOFTIMI I GJYKATËS

Për vendimmarrjen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës mbi kërkesat për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës

Nisur nga interesi i lartë publik në lidhje me vendimmarrjet e gjykatave mbi kërkesat për vërtetimin e mandateve të kryetarëve të bashkive dhe duke qenë se nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës janë dhënë dy vendime në lidhje me kërkesën për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës, sqarojmë publikun se:

Në datën 11.07.2019 është paraqitur nga Znj.Valbona Sako kërkesa për vërtetimin e mandatit të saj si Kryetare e Bashkisë Durrës. Kjo kërkesë është shqyrtuar dhe është rrëzuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin nr.175, datë 17.07.2019.

Në datën 18.07.2019 është depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesëmarrëse në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane kërkesa për vërtetimin e mandatit të Znj.Valbona Sako si Kryetare e Bashkisë Durrës. Kjo kërkesë është shqyrtuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në datën 19.07.2019, duke u vendosur me Vendimin nr.181 pranimi i saj dhe vërtetimi i mandatit si Kryetare e Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako, sipas Vendimit nr.944, datë 15.07.2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për transparencë dhe informim publik, të dy vendimet përkatëse i gjeni të plota në vijim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.

Lajme nga e njëjta kategori

Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët që ende vijojnë të dridhen dhe janë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që pas

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi takoi në Durrës vullnetarët q

Një ndërtesë dy katëshe e amortizuar pranë banesës, do të detyrojë dy familje në lagjen nr.3 të Durrësit të largohen nga shtëpitë e tyre

Policia Rrugore vijon kontrollet edhe gjatë natës për të evidentuar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.

Këtë të diel, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë mesditës dhe p

Kur po bëhen 3 javë nga goditja e fortë e 26 nëntorit, toka sërish nuk gjen qetësi në Durrës.

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcje

Prokuroria e Durrësit ka reaguar pas arrestimeve të kryera gjatë ditës së sotme lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas prokurorisë nga v