Zbardhet vrasja në Astir, shpallet në kërkim autori me tre emra që qëlloi për vdekje Vilson Tafçiun

22/01/2020 - 11:26

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ndodhur mbrëmjën e të hënës në zonën e Astirit në kryeqytet, ku u ekzekutua 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Mësohet se është identifikuar autori, 29-vjeçari Noel Dishi, i cili rezulton se përdorte 3 identitete.

NJOFTIMI I PLOTË

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari Vilson Tafçiu.

Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë Vilson Tafçiun.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas në Itali.

Dhoma e Tregtisë Lezhë ka reaguar pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë, të kryetarit Pashk Palokaj.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me korona

Edhe gjatë paradites së sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët.

Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe sot (e martë), e si pasojë priten anulime apo vonesa të flutu

Shkolla “Udha e Shkronjave” ka anuluar vendimin e saj për pezullimin e mësimit pasi Ministria e Arsimit njoftoi se do t’i hiqte licencën.

OSHEE Durrës njofton se në kuadër të investimeve që do të kryhen në rrjetin 110KW Rrashbull-Sallmone (Sukth) do të ndërpritet energjia el

Prokuroria e Posaçme ka vendosur t’i heqë masën e sekuestros së banesës 1 katëshe të Aldo Manishtës nga Shkodra i shpallur në kërkim në l

Kandidatë të shumtë, rreth 60,  do t’i nënshtrohen mesditën e së martës intervistës së strukturuar me gojë në ambientet e Këshillit Bashk

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot pasdite sërish Task-Forcën e ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve shë