Zbulohen emrat e spiunëve të ish-Sigurimit, mbajnë poste të larta në institucionet e vendit

12/02/2019 - 20:16

Në përgjigjen kthyer Top Channel, Autoriteti i Dosjeve thotë se me zgjedhjen në organet e larta të drejtësisë janë verifikuar 294 kandidatë, nga të cilët 5 individë kanë rezultuar të figurojnë me dosje.

“Janë verifikuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, për 3 persona rezultoi se figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit; dy persona si subjekte proceduese ish-gjyqtar dhe ish-prokuror në procese penale politike (NS, FL) dhe një person si bashkëpunëtor (SV)”.

Ndërsa për rastin e prokurorit Bujar Sheshi, ky autoritet thotë:

“Me kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme është bërë verifikimi i figurës për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, Autoriteti ka dalë me vendimin Nr.12, datë 22.01.2019, që ka të bëjë me subjektin e verifikuar (BSH), për të cilin ka rezultuar se figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Nuk janë vetëm institucionet e reja të drejtësisë që kërkojnë informacion, por edhe partitë politike.

“Me kërkesë të dy partive politike (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Aleanca Popullore për Drejtësi), janë verifikuar 285 persona në kuadër të verifikimit të figurës për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga verifikimi, 4 persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (XHA, RT, FT, ZG)”.

Edhe Ministria e Brendshme është interesuar të zbulojë se cilët janë ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit në radhët e saj.

“Me kërkesë nga Ministria e Brendshme janë verifikuar 30 persona, në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjeve në detyrë. Një person figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AXH)”.

Ky autoritet ka zbubuar edhe disa bashkëpuntorë në Akademinë e Shkencave dhe Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

“Me kërkesë nga Akademia e Shkencave janë verifikuar të gjitha kandidaturat në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjes në detyrë. Dy persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (GjSh, IM). Nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës janë verifikuar 116 persona. Dy persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AM, IK)”.

Numrin më të madh të kërkesave për verifikim e ka Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme.

“Me kërkesë nga MEPJ janë verifikuar 234 persona, nga të cilët 7 persona – (FR), (EM), (LlK), (JSh), (GS), (AA), dhe (AD), – figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Agjencia e spiunazhit shqiptar SHISH ka kërkuar verifikimin e 45 persona që punojnë në këtë institucion.

“Janë verifikuar 50% e personave, pjesa tjetër janë në proces verifikimi. (KP), (QD) dhe (RM) janë persona në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Autoriteti i dosjeve ka kaluar në skaner edhe 25 persona që kryejnë funksione në pushtetin vendor.

“Rezultoi se (DHS) figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit, po ashtu edhe (ZK)”.

Në Gardën e Republikës, nga 7 persona të kontrolluar, njëri prej tyre ka rezultuar me dosje, ndërsa nga 4 kandidatët për komisioner pranë Avokatit të Popullit, njëri ka dosje, sikurse edhe njëri prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, me inicialet PP./tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vëzhgues të pavarur të jetës politike në Shqipëri thonë se mungesa e transparencës dhe qartësisë ligjore në lidhje me zgjedhjet vendore,

Kostandin Xhuvani u lirua sot nga burgu me leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij,

Një automjet zjarrfikës lëviz në autostradë me sirenën ndezur për të shkuar sa më shpejt tek automjeti që është përfshirë nga flakët në a

I është dhënë lamtumira, regjisorit e skenaristit të njohur, Gjergj Xhuvani.

Aktivistët që kërkojnë reforma në sistemin e drejtësisë penale kanë ngritur prej kohësh shqetësimin se një shkelje e vogël si kundravajtj

Viti i ri shkollor 2019-2020 nis pas rreth 3 javësh dhe gjatë kësaj periudhe, bashkia e Durrësit, së bashku me drejtoritë në varësi, ësht

Në këto ditë të nxehta të gjysmës së dytë të muajit gusht, atmosfera festive pritet të ndizet edhe më shumë në Durrës.

"News24" ka siguruar videot e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhej mesditën e 9 prillit, pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarv