Zbulohen prapaskenat e përgjimit 210 sekonda të Agron Xhafajt, kush janë ‘bashkëpunëtori X’ dhe ‘Ermali’

Postuar: 16/05/2018 - 09:12

 Partia Demokratike publikoi një përgjim ambiental të vëllait të ministrit të Brendshëm, vetëm 24 orë pasi deputeti i saj, Ervin Salianji, pyeti publikisht Fatmir Xhafajn nëse Agron Xhafaj e vijon veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri.

Burime nga Partia Demokratike konfirmojnë për “Panorama” se audiopërgjimi i “Bashkëpunëtorit X” dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është realizuar në qytetin e Vlorës në gjashtë muajt e fundit.

Ky detaj, sipas demokratëve, e rëndon akoma më shumë pozitën e Fatmir Xhafajt, pasi si ministër i Brendshëm, ai ka ndihmuar të vëllanë të ushtrojë aktivitetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. PD do të vijojë edhe sot me prova të reja që implikojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e lëndëve narkotike, ndërkohë që pret një reagim nga qeveria për ministrin e Brendshëm të saj.

Të njëjtat burime sqarojnë se përgjimi ambiental mes “Bashkëpunëtorit X” dhe Agron Xhafajt është realizuar në biznesin privat të vëllait të ministrit, një lokal në katin e dytë të një pallati pranë shkollës “Pavarësia” në Vlorë.

“BASHKËPUNËTORI X”

Burime pranë Partisë Demokratike konfirmojnë për “Panorama” se personi që takohet me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili në përgjimet e PD-së etiketohet si “Bashkëpunëtori X” është një skafist i dënuar në Itali.

Sipas të dhënave, “Bashkëpunëtori X” ka kryer me qindra herë trafik të lëndëve narkotike nga Vlora në drejtim të Italisë. “Bashkëpunëtori X”, sipas burimeve nga selia blu, ka kryer një dënim prej 7 vitesh me burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe me Agron Xhafajn ka pasur njohje të hershme si pasojë e ushtrimit të aktivitetit kriminal.

“SHOKU I NGUSHTË”

Në përgjimin e publikuar nga PD, vëllai i ministrit Xhafaj i kërkon “Bashkëpunëtorit X” të takohet me një person me emrin Ermal, i cili do ta ndihmojë për të siguruar rrugën e kërkuar. Të dhënat e siguruara nga PD flasin për një funksionar të Policisë së Shtetit në Vlorë me emrin Ermal, i cili ka qenë nën urdhrat e Agron Xhafajt, sa i takon ushtrimit të veprimtarive të jashtëligjshme. Sipas PD-së, Agron Xhafaj falë mbështetjes që kishte nga vëllai i tij Fatmir Xhafaj, kishte vënë nën kontrollin e tij funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie ë

Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur pë

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi S

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

“Forca e Ligjit” në veprim, shkatërrohet grupi “Bajri”, 11 në pranga e 2 në kërkim.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter shkruan se, operacioni “Forca e Ligjit” ka zhvilluar një goditje ndëshkuese n