Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me sasinë e eurove të kapura në Durrës.

Mësohet se çështjen e rreth 5 mln eurove të kapura në dy automjete “Toyota Yaris” do ta hetojë prokurori Sokol Nishani.

Ndonëse u tha në fillim se janë kapur 1.5 mln euro, shifra u rrit më vonë, megjithëse ende policia e Durrësit nuk ka dalë me një shifër zyrtare.

Një tjetër detaj që ka mësuar DurrësLajm ka të bëjë me mënyrën si ato janë transportuar.

Ato ishin ndarë në 4 thasë, janë të prerjeve të ndryshme dhe ishin vendosur në dy automjete “Toyota Yaris” që mbërritën me një auto-tren në portin e Durrësit që ishte nisur nga porti i Ankonës.