Zbulohet polici, ja kush është Ermali në audio-përgjimin e Agron Xhafajt (FOTO)

22/05/2018 - 17:18

   Pasi emri i Ermalit, punonjës policie në Vlorë, u përmend gjatë audio-regjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike, zbulohet identiteti i tij.

Nga verifikimet e efektivëve të policisë së qarkut Vlorë, Ermal Haxhi, ka qenë i vetmi që ka pasur rol drejtues në periudhën Shtator-Dhjetor 2017, si shef stacioni në Policinë e Dhërmiut.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet pas përmendjes së emrit të një punonjësi të policisë në qarkun Vlorës gjatë audio-regjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike javën e kaluar.

Në atë përgjim, dëshmitari X, Albert Veliu dhe gazetari invesigativ, Jetmir Olldashi, pretendojnë se drogën përtej detit, do ta kalonin nëpërmjet efektivit me emrin Ermal.

I vetmi polic që ka pasur post drejtuesi në atë qark ka qenë Ermal Haxhi, i cili nga Shtatori deri në Dhjetor 2017 ishte shef stacioni në Policinë e Dhërmiut.

Për këtë emër, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk jep informacion, duke thënë se është çështje në hetim dhe mund të dëmtohen provat. Ndërkohë paralelisht organi i akuzës po verifikon të gjitha tabulatet telefonike, të punonjësve të policisë së qarkut Vlorë, me emrin Ermal për të vërtetuar, nëse ka pasur bashkëpunim, ndërmjet efektivëve blu me trafikantët e lëndëve narkotike.

Përgjimi i kryer në lokalin e Agron Xhafaj nga Veliu ka ndodhur në Tetor të vitit 2017, ku sipas dëshmitarit Albert Veliu, pretendohet se për trafikun e dorgës duhet të takohet me punonjësin e policisë të quajtur Ermal.

Të hënën, tre zyrtarë të Partisë Demokratike që denoncuan audio-përgjimin e një bisede për trafik drogë u paraqitën tek Prokuroria për Krimet e Rënda. Ata iu përgjigjën thirrjes së prokurorisë për t’u pyetur në lidhje me hetimin e nisur për rastin. Përveç deputetëve dha shpjegime edhe gazetari Jetmir Olldashi, personi që mori përsipër autorësinë e intervistës së Albert Veliut dhe të audio-përgjimit. /AbcNews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë orët e para të ditës në të gjithë Shqipërinë.

Klodian Vata denoncon në emisonin “Stop”, se është skualifikuar padrejtësisht nga gara për linjën Manëz-Durrës-Manëz, në të cilën operon

Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin investigativ, A

Rrahman Rrahja, deputet i Partisë Socialiste në qarkun Durrës, shënon në CV që ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në vitin 1980.

Në sesionin e jashtëzakonshëm të pasdites të Kuvendit u votuan ministrat e rinj, ndërkohë që opozita braktisi sallën.

Duke filluar nga dita e nesërme në të gjithë territorin do të kemi një ngritje të temperaturave.

Deri në 31 janar të këtij viti, mjekët e përgjithshëm dhe ata specialistë kanë të drejtë të aplikojnë për vend pune në qendrat shëndetëso

Pasditen e sotme janë riatdhesuar në vendin tonë 100 qytetarë shqiptarë nga Franca dhe Gjermani të cilët kishin kërkuar azil në vendet e

Këshilli studentor i universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, përmes një deklarate të publikuar online, mbështet ngujimin e një grupi

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile, iu është drejtuar më anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.