Mbrëmjen e djeshme për gati një orë zona Jal- Livadh- Vuno ka mbetur pa energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon sot shkakun e mungesës së energjisë elektrike nga ora 22:00 deri rreth orës 23:00.

“Një person i papërgjegjshëm hodhi mbi linjën 10 kV një tel prej hekuri, duke sjellë shkëputjen e energjise elektrike”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Nuk dihen shkaqet e ketij veprimi, por OSHEE bëri kallëzimin në polici për gjetjen e autorit. Dyshohet të jetë kryer dhe nga ndonjë person të cilit i janë prerë dritat për shkak të mos pagesës dhe për “hakmarrje” ka dëmtuar linjën 10 kv.